Alsat 2019-06-30T20:40:55+02:00
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se shqiptarët sot refuzuan Edi Ramën. Sipas saj 85 përqind e tyre kanë refuzuar votimet moniste të Edi Ramës.
Postimi i Kryemadhit:
85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën. Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës.
Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve ?
P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi
Loading…

