Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Mësohet se Veliaj është thirrur në cilësinë e deklaruesit nga prokurorët e posaçëm dhe ndodhet prej 3 orësh në SPAK.
Ndërkohë, dy javë më parë, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan aparatin telefonik të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt.