Sipas Rregullores për përcaktimin e cilësisë së furnizimit të energjisë së ngrohjes, konsumatorët te të cilët është konstatuar me vendim nga ana e komisionit për kontrollim të cilësisë së energjisë së ngrohjes me të cilën furnizohen se kanë furnizim jocilësor të energjisë së ngrohjes të pranojnë fatura më të ulëta, informoi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore.
“Kërkuam nga furnizuesit me energji të ngrohjes që të marrin vendime të cilat do të korrespondojnë me situatën faktike të vërtetuar në teren gjatë kontrollit të bërë, pasi konsumatorët u ankuan se kanë temperaturë më të ulët ose radiatorët i kanë të ftohtë. Sipas rregullores, furnizuesi është i detyruar që të marrë vendim me të cilin do të korrigjohet fatura, varësisht nga ajo se sa është temperatura nga ajo që është shënuar”, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Ai njoftoi se nëse në janar te një pjesë e konsumatorëve ku është konstatuar furnizim jocilësor me energji të ngrohjes me vendim, pas kontrollit të bërë nga ana e komisionit – furnizuesi duhet t’iu përgatisë faturë më të vogël.
“Komisioni Rregullator për Energjetikë ka kërkuar nga Shkup Veri që gjatë përgatitjes së faturave për muajin janar, të mos merren parasysh ditët kur nuk ka pasur furnizim të ngrohjes. Gjithashtu kërkojmë që të zgjerohet kompetenca e inspektoratit shtetëror për inspektimin teknik dhe përveç komisionit nga furnizuesi që kontrollon cilësinë e furnizimit me ngrohje, inspektorët të dalin në terren për të matur temperaturën nëse ajo devijon nga ajo e përcaktuar. Furnizuesi nuk guxon të paguajë as një kilovat orë që nuk e ka dorëzuar”, ka potencuar Bislimoski.



