Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Lubomir Fërçkovski ka shpalosur tri arsye të forta se pse VMRO-BDI nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme, njofton Ina.
“Një sekuencë e mendjelehtësisë së padurueshme të Donald Trampit i referohet fituesve të zgjedhjeve të fundit në Maqedoni- VMRO-DMPNE, përkatësisht mendimit të tij se, zgjedhjet në SHBA do ti pranoj nëse ai i fiton ato.
Pra, përkthyer në kontekstin tonë, Tramp do të tingëllonte kështu: Zgjedhjet do të jenë në rregull nëse VMRO-BDI nuk kanë asnjë mundësi për të formuar qeverinë”, është shprehur Fërçkovski.
Sipas tij, regjimi aktual duhet të bie për faktin se është i zhytur në krim dhe korrupsioni.
“E para është se: nuk është e pranueshme që dy elitat politike kriminale në mënyrë epike i kanë shkelur të drejtat e njeriut ( përgjimet e paligjshme, proceset e montuara të cilat do të mësohen në Librin e bardhë të të shthurjes dhe thyerjeve të sundimit të ligjit). Pastaj kanë vjedhur shtetit në mënyrë dramatike, kanë dëmtuar pozicionin ndërkombëtar të vendit duke na dërguar drejtë izolimit. Në këto rrethana këto dy parti nuk kanë asnjë bazë të jenë akterë të zgjidhjes së krizës të cilën vetë e kanë krijuar.
Arsyeja e dytë janë zgjedhjet e falsifikuara në disa vendvotime, të cilat nëse vërtetohen ka gjasa Lëvizja BESA tia marr një deputetët VMRO-së. Dhe e treta, të dyja partitë duhet të përgjigjen para Prokurorisë Speciale për krimet e bëra”, është shprehur ai.