Trupat e dy viktimave nga krimi brenda në familje, Huso dhe Shano Ismaili do i nënshtrohen ekspertizës mjekoligjore në Tiranë.
Raportohet se deri me tani trupat e tyre janë sjellë në morgun e kryeqytetit, e më pas janë transferuar me ambulancë në mjekësinë ligjore këtu në Tiranë.
Kujtojmë se krimi i dyfishtë ndodhi mëngjesin e sotëm në Konispol, ku Huso Ismaili vrau fillimisht gruan e tij me sëpatë.
Më pas, kur djali i tyre, Klement Huso ka shkuar në banesë ka parë skemën e krimit nga ku dhe ka nisur konflikti mes tij dhe të atit, duke përfunduar me shtyrjen e prindit te tij nga shkallët. 69 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sakaq, uniformat blu kanë arrestuar 40 vjeçarin teksa në vendngjarje ndodhen ende grupet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, rrethanat e së cilës janë ende të paqarta.