Studentët kanë reaguar për pagesat shtesë në Universitetin “Kirili dhe Metodi”. Sipas një njoftimi të “Rezistencës studentore” ky vit akademik filloi me rreth 5 mijë denarë pagesa shtesë, pa kurrfarë paralajmërimi apo konsultimi paraprak me studentët. Sipas “Rezistencës studentore” edhe shpenzimet e deritanishme janë tejet të larta dhe të paarsyeshme. “ Në vend që të rishqyrtojnë të dhënat e deritanishme dhe të motivohen të rinjtë për arsimin e lartë dhe prosperitetin në Maqedoni, autoritetet i dhanë edhe një goditje edhe ashtu standardit studentor katastrofal, theksojnë nga “Rezistenca studentore” dhe bëjnë thirrje për firmosje masive rë peticionit të tyre me qëllim që të hiqen shpenzimet e paarsyeshme. /Alsat.mk
Data 13.12.2025
Aktuale
- Qemal Krosi merr detyrën e zv/drejtorit Gjeneral të DAP-it
- KHAAIR ka filluar një hetim për rënien e aeroplanit sportiv në Liqenin e Mavrovës
- Natasha Kërstevska Caleva emërohet u.d kryetare e Prokurorisë së lartë publike të Shkupit
- Rafis Aliti: Serbia mbrojti njerëzit e saj në Hagë, çfarë bëri Kosova për ish-udhëheqësit e UÇK-së?
- EMRAT/ Aksident tragjik në aksin Prizren – Suharekë, kamioni përplaset me makinën! Humbin jetën dy gra shqiptare
- Fetai: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka marrë vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venecias
- Gjorgjievski: Shkupi do të ketë një Luna park të ri, ka filluar furnizimi publik për projektimin dhe montimin
- Elmazi reagon pas zënkës së nxënësve në “Dituria”: Rasti në organet kompetente, masat tashmë kanë nisur


