Kreu i BFI-së, Shaqir Fetai përmes një video mesazhi ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami.
“Në këto momente ndjem keqardhje për ndarje nga ky muaji i begatë, por njëkohsisht dhe me plotë arsye ndjehemi më krenarë, sepse, me agjërim e me lutje, me ibadete e mirësi, duke triumfuar mbi të keqen, të ligën, të shëmtuarën, arritëm që të jemi më të devotshëm pranë Krijuesit tonë Mëshirëplotë. Në këto ditë festive të Fitër Bajramit do ta falënderojmë Allahun xh.sh. për atë që na e mundësoi të agjërojmë Ramazanin, do ta falënderojmë për të mirat që na i ka dhënë! Por, të mos harrojmë: në gëzimet tona t’i përfshijmë edhe njerëzit tanë që janë në nevojë: skamnorë, të varfër, jetimë, por edhe institucionet tona islame. Prandaj, në fund të Ramazanit na është bërë obligim dhënia e Sadakatul Fitrit, për të cilin Pejgamberi a.s. ka thënë se me dhënien e Sadekatul Fitrit ne pastrojmë agjërimin tonë nga fjalët e tepërta. Po ashtu, me dhënien e Fitrit ne i mëkëmbim dhe përforcojmë institucionet e thirrura për përhapjen e mësimeve islame si dhe ndihmojmë personat në nevojë. Sot, në këtë ditë të gëzimit të Fitër Bajramit, me zemra të pastra i drejtohemi Allahut të Gjithëmëshirshëm që të na japë fuqinë imanit, guximin e faljes dhe të pajtimit, buzqeshjen me të tjerët, për të hapur rrugët e shpresës për të ardhmen”, thotë Fetai mes tjerash në urimin e tij.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Florida kërkon ndalimin e zhvillimit të ChatGPT për shkak të shqetësimeve për sigurinë
- Aksidenti i frikshëm në Prishtinë: Tre të lënduar në përplasje motoçikletash
- Kontrata e Dinjitetit: Ose e shpëtojmë bashkë Shqipërinë, ose e humbim përgjithmonë
- SHBA vendos sanksione të reja ndaj rrjeteve të prokurimit ushtarak të Iranit
- Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti
- Përse PDK-ja reagon ashpër ndaj mosprocedimit të ligjit për Specialen?
- “Protesta kaloi në plan të parë ndërgjegjen qytetare”/ Aktivisti Selmani: Pushteti është në një trajektore rënëse! Me skandalin e SHISH, Rama duhet të dorëzonte timonin
- Dy persona lëndohen rëndë në aksidentin në rrugën Jazhincë–Tetovë



