Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi nuk e përjashtoi mundësinë që Kosova mund të kalojë në një fazë të ngërçit politik në periudhën kohore derisa të formohet qeveria.
“Është e mundshme, kemi përjetuar ngërçe edhe në të kaluarën , ne stabiliteti a vyn më shumë se për ngërçe jemi mësuar, 6 muaj ngërç kemi pasur në vitin 2014, është viti me zhvillimin ekonomik, me rritjen e brutoprodhimin vendor me të vogël që kemi pasur sepse kriza e ka prodhuar një gjë të tillë”, tha ai.
Krasniqi tha se tha se nëse do të merrnin mandatin për të formuar qeverinë, për ta e rëndësishme është që bazameti i programit të ardhshëm qeveritar të jetë programit të Bedri Hamzës.
“Janë disa prej prioriteteve kryesore që do të ishin të domosdoshme dhe të padiskutueshme duke filluar nga rritja e pagave dhe pensioneve, por gjithmonë duke pasur gatishmërinë për fuzionimin me të propozimeve me partitë tjera që mund të jemi bashkë në këtë koalicon potencial”, tha Krasniqi.
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi tha se fillimisht kryeministrit Kurti i takon që ta mandatojë qeverinë, e sipas tij nëse ai dështon ta bëjë një gjë të tillë PDK është e gatshme t’i formojë institucionet.
Ai tha se ende nuk kanë folur me opozitën, por që është i hapur në komunikim me ta.
“Jemi para një udhëkryqi të madh si një popull, realiteti gjeopolitik po ndryshon në mënyrë rapide, gjërat që në të kaluarën e kemi marrë të mirëqena nuk janë të mirëqena ma, raportet me Serbinë kanë shumë pikëpyetje, krejt rajoni është para ndryshimeve të mëdha”, tha Krasniqi duke përmendur situatën në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, e Serbi.
“Unë besoj se përgjegjësia është shumë e madhe dhe nuk e di që mund të ketë parti të papërgjegjshme që thotë s’ka lidhje çka ndodh me vendin tonë.”, tha ai.
“Ne nuk shkojmë me LVV-në , nëse gjejnë partnerë le ta formojnë qeverinë”, tha ai.
Krasniqi tha se nuk kanë vija të kuqe, por e bëri të qartë se PDK-ja nuk shkon në koalicion me VV-në.
“Sepse vija e kuqe si koncept nuk është më ndaj lidershipit të partisë, por ndaj qytetarit që e voton atë parti kjo është arsyeja. Krejt ata që kanë pasur vija të kuqe i kanë fshi ato vija, sepse zakonisht vijat e kuqe i kanë pasë me PDK-në, e pastaj kanë ardhë me PDK-në. Pra, ne nuk themi kemi vija të kuqe sepse përjashtimi i tillë është ndaj qytetarëve, e tash gjithmonë e kam vazhdu me një fjali tjetër por nuk shoh kurrfarë mundësie me bashkëpunu me Vetëvendosjen në qeveri”, tha ai
“Kjo është e qartë .. e kemi thënë e ka thënë Hamza pas zgjedhjeve”, tha ai.
“Në këto zgjedhje Partia Demokratike e Kosovës as nuk diskuton me zotin Kurti, nuk kemi hapësirë as me diskutu opsione të qeverisjes me të”, tha Krasniqi.
Krasniqi tha se në pozicionin aktual në të cilin gjendet Kosova mundësia është që në prillin e ardhshëm të ketë sërish zgjedhje.
“Sepse ky konstalacon aktual në cilindo kombinim nuk mund me zgjedh presidentin ose presidenten e re, në mars të vitit të ardhshëm kur skadon mandati i presidentes aktuale, dhe nëse kjo nuk ndodh ne duhet të shkojmë në zgjedhje., tha ai në RTV 21.