Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për dy prokurorë, Suela Salavaçi dhe Ermir Lelçi.
Sipas vendimit të KPA-së, Suela Salavaçi, do të qëndrojë me detyrën prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Ky vendim u mor nga trupa gjykuese e përbërë Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Rezarta Schuetz anëtare.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 56/2023, datë 01.12.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 703, datë 28.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Suela Salavaçi.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 703, datë 28.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Suela Salavaçi.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.10.2024.
KPA-ja gjithashtu mori vendimin e saj lidhur me Ermir Lelçi. Ky i fundit mbetet ende i shkarkuar nga detyra e Prokurorit të Prokurorisë së Shkodrës.
Ky vendim u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Rezarta Schuetz anëtare.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 84/2021, datë 29.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ermir Lelçi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 465, datë 28.10.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 465, datë 28.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ermir Lelçi.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 22.10.2024.