Demokracia e Re dhe VMRO po ushqehen me problemet, ndërsa ne me zgjidhjet, opozitat në të dy vendet po përdorin gjuhë të urrejtjes, thotë shefi i diplomacisë greke në
intervistë për “Efimerida ton sindakton”. Nikos Koxias, për edicionin e fundjavës të gazetës greke, duke folur për reagimet në të dy vendet, thotë se ajo që atë e shqetëson nuk është mospajtimi rreth marrëveshjes, “sepse nga një pikëvështrim, kjo është normale”, por është i shqetësuar për atë se ku do ta çojë vendin “përhapja dhe legalizimi i gjuhës ekstreme djathtiste të urrejtjes”.
“Opozita në të dy vendet është opozitë e cila po përdorë gjuhë të përbashkët të urrejtjes. E kultivojnë urrejtjen politike në të gjitha dimensionet e veta: si brenda, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore. Demokracia e Re e hedhë poshtë marrëveshjen me arsyetimin se gjithçka i dhamë Shkupit. Ivanov dhe vendi i tij nuk e ratifikojnë marrëveshjen sepse, gjoja me të, vendi i tij i nënshtrohet Greqisë. Nëse ndërlidhen këto gjëra, lehtë mund të konkludohet se në të dy vendet bëhet fjalë për parti të cilat ushqehen me këtë retorikë, me moszgjidhje të problemeve, me joaktivizim”, thotë shefi i diplomacisë greke dhe i porositë të gjithë qytetarët e Greqisë, të cilët nuk dakordohen me Marrëveshjen, “ta lexojnë dhe ta studiojnë më mirë” dhe të shohin “nëse me të vërtetë janë reale rreziqet në të cialt thirret opozita”.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


