Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski është pyetur sot për qëndrimin e Arben Taravarit që në zgjedhje ASH të shkojë me opozitën shqiptare.
Ish kryeministri Kovaçevski tha se nuk dëshiron t’i komentojë ngjarjet në ASH.
Ai tha se mbetet oferta që LSDM-së t’i bashkëngjiten të gjitha partitë që janë pro integrimit europian të vendit.
“Maqedonia ka ndërtuar një shoqëri shumë demokratike në të cilën çdo parti politike dhe çdo individ mund të marrë vendimet e veta lirisht. Vlerësoj se vendi i partive politike është së pari në koalicionet që ndajnë të njëjtat vlera. Pa hyrë në atë se kush në cilin koalicion është si subjekt politik. Oferta e LSDM-së vazhdon të jetë e vlefshme për të gjitha ato parti politike, organizata joqeveritare dhe organizata të tjera dhe individë të tjerë që e ndajnë vizionin për Maqedoni evropiane të na bashkohet në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
Data 01.09.2026
Aktuale
- Gjermania akuzon Rusinë për komplotin me dron në Leipzig dhe shpall sanksione
- 94 ditë protestë! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!
- Toshkovski: “Safe City” kapi 9 motoçiklistë që tejkaluan shpejtësinë
- Pesë zjarre aktive në vend, QMK: Gjendja monitorohet
- “6 deputetë kundër Bekim Sejdiut për Presidentit të Kosovës”/ Abdixhiku: Ata që s’respektojnë vendimet e LDK-së, ta dorëzojnë mandatin
- “Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”, Muçollari: Berisha drejt SHBA, Rama në gjyqe
- Liqeni i Ulzës në pikën e “vdekjes”, KURUM e shfrytëzon në maksimum
- (VIDEO) Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe krizë politike



