LEXO EDHE:
Kryeministri i vendit, Dimitra Kovaçevski pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borell deklaroi se Integrimi i Ballkanit Perëndimorë në BE është shumë i rëndësishëm dhe nënkupton një Evropë më të fortë.
“Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s dhe si vend kandidatë që në ditën e parë të konfliktit iu bashkëngjitëm aleateve tanë NATO-s dhe SHBA-së. Sot jemi dëshmitare të agresionit që ka shkaktuar shumë viktima, mes tyre dhe fëmijë, Kemi dhe një numër të madh të refugjatëve. Evropa e Bashkuar mund të jetë një Evropë e fortë. Unë me kolegun tim bullgar po bëjmë përpjekje që përmes dialogut ti zgjidhim çështjet e hapura. Integrimi i Ballkanit Perëndimorë nënkupton një Evropë më të fortë”, tha Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski madje nënvizoi se Qeveria e tij mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe realizimin e reformave.



