Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i dënoi sulmet e mbrëmshme mbi policinë duke potencuar se edhe pse protestat janë e drejtë demokratike, dhuna nuk mund të arsyetohet me asgjë.
“Ajo që ndodhi para Kuvendit nuk është fytyra e vërtetë e Republikës së Maqedonisë së Veriut evropiane, vend anëtar i NATO-s. Protestat janë e drejtë demokratike e çdo qytetari, por dhuna nuk mund të arsyetohet me asgjë. E dënoj ashpër sulmin mbi policinë që mbrëmë ishte në lartësinë e detyrës së vet, duke i mbrojtur në mënyrë profesionale qytetarët dhe institucionet shtetërore”, ka shkruar Kovaçevski.
Dhuna dhe urrejtja nuk janë dhe nuk mund të jenë zgjidhje e asnjë problemi, shtoi ai. Nxitësve të protestës, siç shkruan, “i porosis – mos manipuloni dhe mos i keqpërdorni të rinjtë për t’i kënaqur apetitet tuaja politike”.
“Skenari i juaj mbrëmë rezultoi me mbi 40 policë të lënduar dhe mbi njëzet të arrestuar. 27 prilli nuk do të përsëritet”, shkroi Kovaçevski.