Tek ne, gjendja me dezinformimet dhe propagandën është katastrofale. Propaganda është pjesë përbërëse e medieve. Në masë të madhe raportimi po ndikon ndaj pozicionit të partive politike, ndërsa partitë politike gjithmonë luftojnë për pushtet dhe kjo gjë sjell shumë para. Propaganda dhe gazetaria gjithmonë i kam parë në prizmin e parave. Në mediet elektrike po qarkullojnë më shumë para sesa në metalurgjinë e zezë, deklaroi Lubomir Kostovski, gazetar me përvojë, transmeton Almakos.
Kostovski sqaroi se shumë pak flitet për të vërtetën, pasi që në debate po paraqiten persona të njohur të cilët po shpërndajnë propagandë politike dhe dezinformata.
“ Kam marr pjesë në debate të caktuara, ku zëdhënësit e tillë janë ndalur ende pa nisur incizimi që ai ti numëroje njerëzit dhe thotë se ju keni sjell tre persona që do ta sulmojnë politikën e partisë time, ndërsa unë vet duhet që të mbrohem. Ndërsa ai ka ardhur me shumë materiale, me ndryshime të vazhdueshme dhe kjo gjë nuk i ngjan asgjëje, dhe redaksitë në vazhdimësi e përsërisin këtë”, theksoi Kostovski. /Almakos/