
Alsat 2019-09-05T14:08:42+02:00
Në seancën e sotme të Komisionin për Zgjedhjeve dhe Emërime, ku duhet të vendoset për shkarkimin e Janevës anëtarët e LSDM-së kërkuan largimin e deputetit Ilija Dimovski, i cili kryeson me komisionin.
Dimovski është i akuzuar në rastin “Titanik” të PSP-së, kështu që sipas anëtarëve të LSDM-së, ekziston konflikt interesi në lidhje me vendimin për Janevën.
Deputeti Kostadin Kostadinov tha se funksioni i Dimovskit është në kundërshtim me ligjin për parandalimin e korrupsionit sepse Dimovski është i përfshirë në rast të PSP-së.
Në kërkesën e LSDM-së, Dimovski u përgjigj se nuk do të tërhiqet sepse nëse ndiqet kjo logjikë, duhet të tërhiqen edhe anëtarët nga LSDM-ja, për të cilët gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në disa raste të caktuara.
Nga LSDM-ja thirren në nenin 75, paragrafët 1 dhe 2 nga Kodeksi i deputetëve, ku përcaktohet përjashtimi në rast se ekziston konflikt interesi./Alsat
Loading…



