Maqedonia e Veriut është përfshirë në indeksin e përceptimit të korrupsionit që nga viti 2001 por gjatë të gjitha periudhave ka patur rrënie dhe ngritje. Në fakt ka patur përmirësim në aspektin e përceptimit të indeksit të korrupsionit, kështu vlerëson Nuhi Bajrami anëtar KSHPK- së.
NUHI BAJRAMI – ANËTAR I KSHPK – së
“Nga analizat që i bëjmë dhe informacionet që i kemi lidhet me punën e prokurorisë speciale dmth krejt ai ndikim është marr si faktor relevant për formimin e indeksit, ndërsa tani për skaj punës që kushtimisht vlerësohet efikase e punës tonë kemi përkeqësim dhe kur e them përkeqësim nuk amnestohemi nga përgjegjësia por thjeshtë janë vonuar reformat, ka rënë integriteti sa i përket menaxhimit të punëve në sektorin e interesit publik dhe më e keqja politika nuk ka gadishmëri që të heq dorë nga ushtrimi profesional si mbrojtja dhe ndërtimi të sistemit të organeve për mbrojtjen e rendit”.
Ndryshe, Kombet e Bashkuara nënshkruan më nëntë dhjetor të vitit 2003 Konventën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. Por vlenë të theksohet se korrupsioni ndikon në shumë shtete në mos- mirëqenien e popullatës si dhe mos- funksionimin e mirëfillt të qeverive ku më pas shpije në probleme zinxhirore. /tetova1/



