Shkencëtarët: Koronavirusi mund të përhapet nga kufomat.
Ashtu si një zombie në një film horror, koronavirusi mund të jetojë në trupat e pacientëve të infektuar edhe pas vdekjes, madje duke u përhapur te të tjerët, sipas dy studimeve befasuese.
Rreziku i infektimit është kryesisht për personat që kanë kontakt me kufomat, si patologët, ekzaminuesit mjekësorë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, dhe në mjedise si spitalet dhe azile.
Këto studime ende nuk janë rishikuar nga kolegët, por disa ekspertë thonë se ato janë kryer siç duhet dhe gjetjet e tyre janë bindëse. Hulumtimet e ndryshme shkencore kanë gjetur gjurmë të koronavirusit deri në 17 ditë pas vdekjes së pacientëve.
Rreziku që një pacient i gjallë të përhapë koronavirusin është shumë më i madh se transmetimi i mundshëm nga kufomat, theksuan Dr Saitoh dhe shkencëtarë të tjerë. Ekspertët morën në studim mostrat nga hundët dhe mushkëritë e 11 personave që kishin vdekur nga Covid.
Sipas studiuesve janë gjetur sasi të larta të virusit në gjashtë nga 11 kufomat, madje edhe 13 ditë pas vdekjes.
Sipas ekspertëve, megjithatë, familjarët duhet t’i kushtojnë vëmendje. Në Shtetet e Bashkuara, trupat zakonisht balsamohen menjëherë pas vdekjes ose digjen. Por në Holandë, si në shumë vende të botës, anëtarët e familjes lajnë dhe veshin trupat e të dashurve të tyre.
Në korrik 2020, qeveria japoneze u kërkoi familjarëve të viktimave që të ruanin distancën nga trupat dhe të mos i prekin apo as t’i shikonin ato. /abcnews