Nesër, pensionistët në llogaritë e tyre do të marrin pagesën e dytë të mbështetjes financiare për pensionistët me pensione më të ulëta prej 14.000 denarë nga gjithsej katër pagesa, gjegjësisht mbështetje financiare në kohëzgjatje prej katër muajsh.
Muajin e kaluar me pagesën e pensionit të dhjetorit mbështetje financiare prej 1.500 denarë kanë marrë 62.951 persona, pensioni i të cilëve është deri në 11.525 denarë, ndërsa 750 denarë kanë marrë 65.704 persona, me shumën e pensioneve nga 11.526 deri në 14.000 denarë./Lajmi i plotë.