Brenda aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për siguri më të madhe të rendit dhe trafikut, dje (02-qershor) në periudhën nga ora 15.00 deri në ora 22.00, është kryer aksion kontrollues ndaj shkeljeve që kryejnë motoçiklistët. Në kontroll, janë zbuluar dhe sanksionuar 42 shkelje (TE-23 dhe GV-19), shumica e të cilave 32 (TE-15 dhe GV-17) ishin për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse të kokës, 8 shoferë (TE-6 dhe GV-2) të cilët drejtonin motoçikleta pa kaluar provimin për patent shofer dhe 1 (TE) motoçikleta me afat të skaduar të regjistrimit. Gjatë kontrollit gjithashtu janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 16 (TE-7 dhe GV-9) shkelje të ndryshme të trafikut.
Ndaj shoferëve janë përgaditur parashtresa të përshtatshme ligjore.
SPB-Tetovë u bën thirrje shoferëve të motorrëve të vazhdojnë me kohë polisat e sigurimit ose regjistrimet, të mos drejtojnë motçikleta pa kaluar provimin e patent shoferit, sepse çdo aksident trafiku që ndodhi me pjesëmarrjen e një motoçiklete, pasojat përfundimtare janë serioze dhe kështu do të kontribuojnë në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë të trafikut.TS
Data 28.03.2026
Aktuale
- Arrestohet në Turqi presidenti i një klubi futbolli nga Maqedonia për kontrabandë ari
- Mexhiti: 13 vendime për 13 mësues
- Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi
- Siljanovska-Davkova: Kërkesat e fqinjëve devijojnë nga Kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së
- Mickoski për kritikat e Filipçes: Është e logjikshme që opozita të kritikojë, por të shpifë është gabim
- Pse zgjohesh para alarmit? Zbulimi i orës biologjike të trupit
- Paga e 13-të: Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?
- I riu dërgohet në spital i plagosur rëndë me thikë, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë! Dyshimet e para


