Më 10.06.2026, në periudhën nga ora 18:00 deri në orën 24:00, në territorin e komunave Gjorçe Petrov dhe Saraj, Njësiti për Siguri në Trafikun Rrugor dhe Njësia e Stacioneve Policore me Kompetencë të Përgjithshme pranë SPB Shkup realizuan një kontroll të përforcuar në fushën e trafikut, me ç’rast u ndërmorën 156 masa. Prej tyre, 35 masa për drejtimin e motoçikletës pa helmetë mbrojtëse, shtatë masa për drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës pa patentë shoferi, tre masa për motoçikleta të paregjistruara, dy masa ndaj shoferëve fillestarë. U shqiptua një masë për mosndalim në shenjën “STOP” dhe 108 masa për lloje të tjera shkeljesh, ndër të cilat mosmbajtja e patentë shoferit ose lejes së qarkullimit, mungesa e targës së regjistrimit, mosdhënia e përparësisë automjeteve ose këmbësorëve.
Gjatë kontrollit, u konstatua një vepër penale për drejtim të pakujdesshëm të motoçikletës sipas nenit 297-a të Kodit Penal, me ç’rast personi u privua nga liria. Gjithashtu, u privua nga liria edhe një drejtues motoçiklete pasi gjatë kontrollit iu gjet një substancë pluhurore, ndërsa një motoçikletë u sekuestrua përkohësisht sepse kishte qenë e paregjistruar për më shumë se një vjet.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.
Data 15.10.2026
Aktuale
- 51 policë të lënduar në Shqipëri, vizita e Drejtorit të Policisë në spital
- Studentët kundër Ramës, protestat përhapen në Shqipëri, Fox News: Kryeministri refuzon dorëheqjen
- Kryediplomati turk u kërkon anëtarëve në Samitin e Bakusë të mbështesin të drejtat e palestinezëve
- Sami Lushtaku: Askush nuk mund të më gjunjëzojë, as Serbia
- Revolucioni i riciklimit: Danu Robotics prezanton robotin inteligjent H.E.R.O.
- Krah i reperit të njohur, zbulohet partneri misterioz i Baby G me të cilin artistja po pret fëmijë
- Familja e policit në protestë: Një moment prekës që emocionon të gjithë
- Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita: Liria e protestës garantohet, por nuk tolerojmë dhunën. Personat e maskuar nuk janë studentë



