Alsat 2019-12-13T14:54:47+01:00
Gjuha dhe kombi maqedonas janë fakt dhe është e kotë të flasim për gjëra që ndërkombëtarisht janë të pranuara, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski. Ky reagim vjen pas konkluzave të Akademisë Bullgare të Shkencave (ABSH) ku e mohuan ekzistimin e gjuhën maqedonase duke thënë se ajo është dialekt i gjuhës bullgare.
Ekziston një dispozitë në Marrëveshjen e Prespës e cila thirret në një konferencë të Kombeve të Bashkuara, jo konferencë e organizuar këtu mes nesh, në vitin 1979, në të cilën gjuha maqedonase është përcaktuar si një nga gjuhët jugore sllave dhe është e njohur ndërkombëtarisht. Mendoj se do të ishte humbje kohe që të bindemi për diçka nëse ekziston ose jo, njëjti sikur kombi maqedonas që është një fakt dhe asnjë njeri normal në vendin tonë nuk do të debatojë dhe të nënshkruajë marrëveshje me askënd – deklaroi Stevo Pendarovski, president.
Për qëndrimin e akademikëve bullgar dhe nëse ky është qëndrimi i Sofjes zyrtare, sot shkurtimisht foli ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Angell Angellov.
Qëndrim zyrtar i Bullgarisë është Deklarata e Kuvendit, qëndrim më zyrtar nuk ka – tha Angell Angellov, Ambasador i Bullgarisë në Maqedoni.
Konkluza e Akademisë Bullgare erdhi pas Kuvendit të anëtarëve të ASHAM-it të cilët më 3 dhjetor miratuan Kartë për gjuhën maqedonase ku shpalosën fakte të pranuara shkencore për gjuhën. Para dy muajve, Parlamenti bullgar miratoi Deklaratë në të cilën vendosi një sërë kushtesh dhe kërcënime për bllokim të anëtarësimit të Maqedonisë në BE duke kërkuar të mos përdoret termi “gjuha maqedonase” dhe “okupatori fashist bullgar”.
Alsat
Loading…




