Lëvizjes Besa sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë ka mbajtur kongresin e parë të partisë, ku kanë zgjedhur strukturat partiake dhe kryetarin e partisë.
Me vota unanime nga delegatët e Kongresit të Parë të Lëvizjes BESA, e zgjodhën Kryetarin e ri të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ai në fjalën e tij ka shpalosur planin katër vjeçar. Në fjalimin e tij ai tha se zgjedhja e tij, përveç krenarisë është edhe përgjegjësi dhe detyrë e rëndë. Gashi tha se kanë konsultuar ekspertët e vendit, që qytetarët ta shohin si të ardhme dhe ta ndërtojnë vendin tonë, e jo të ikin. Ai tha se ata kanë skicuar zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe shumë fushave tjera në vend.
Për zgjedhjen e tij si kryetar kanë votuar 522 delegatë, 12 kanë qenë kundër, ndërsa 8 kanë qenë të përmbajtur.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2045623645478477/
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2045623645478477/
Të pranishëm në kongres kanë qenë 542 delegatë, të cilët janë zgjedhur me mandat katër vjeçar.
***********
12:00/Lideri i përkohshëm i partisë, Nexhbedin Karemani tha se ambiciet e ish kryetarit Bilall Kasamit të udhëheqë partinë edhe pas Kongresit kanë nxitur përçarje në Lëvizjen Besa, Kahremani gjatë fjalimit të tij tha se në Lëvizjen Besa problemet dolën nga mosrespektimi i organeve të partisë, nga siç tha, disa miq të djeshëm të cilët janë të të etur për zyra dhe të painteresuar për interesat e shqiptarëve.
“Ai publikisht kërkonte të zgjidhet kryetar pa asnjë kundër-kandidat, më pas ai shkarkoi dhe sekretarët e partisë. Prandaj anëtarët e Këshillit Qendror, shumica prej 64 anëtarëve në një mbledhje në Shkup e shkarkuan atë për shkak të shkeljeve të statutit dhe mos-dhënies të llogarisë. Pasi u shterën të gjitha mundësitë për kongres të përbashkët, ne sot e organizojmë këtë Kongres” tha Karemani.
Kahremani tha se Kasami gjithashtu në vazhdimsi ka shkelur statutin e partisë duke shkarkuar sekretarin gjeneral dhe ka dashur që të jetë kandidati i vetëm më konvres për të parin e BESËS.
Ai kërkoi nga anëtarët e pranishëm të mos merren me të kaluarën, por të shikojnë në të ardhmen dhe punët që i presin. Tutje ai thot se Lëvizja Besa deri më tani sipas tij, e ka përmbushur detyrën e saj në skenën politike duke i dhënë impuls të ri, ka ndihmuar në ndërtimin e pushtetit si dhe ka dhënë kontributin për reformat në vend .
Almakos ju sjell fjalimin e Nexhbedin Kahremanit:
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2045541675486674/
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2045523605488481/

