Biznesmeni i njohur shqiptar, Lazim Destani, është nderuar me mirënjohje të veçantë nga kongresmeni, Eliot Engel.
Destanit i është dorëzuar Mirënjohja dhe flamuri amerikan, pasi më parë Dhoma e Kongresit kishte përkrahur propozimin e kongresmenit amerikan Engel, që Destani të nderohet me këtë çmim të lartë të Kongresit amerikan.
Ceremonia e dorëzim-pranimit të flamurit amerikan u mbajt në Zyrën e kongresmenit Engel, i cili çmoi lart kontributin e Lazim Destanit për krijimin e lidhjeve e bashkëpunimit me ShBA-të jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe më gjerë.
Destani tha se ndjehet i privilegjuar që po nderohet me flamurin amerikan, një ditë pas Ditës së Pavarësisë së Amerikës.