SPB-ja e Shkupit bën me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme poshtë urës “Goce Dellçev” në lumin Vardar janë konfliktuar dy grupe të rinjsh mes të cilëve kanë qenë edhe 10 të mitur. Të gjithë këta persona kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga Shkupi duke i shkaktuar lëndime trupore me sende të forta dhe të mprehta. Të 12 personat, 10 të mitur dhe një i moshës 18-vjeçare dhe 19-vjeçare janë shoqëruar në polici, ku ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës.
“Me datë 23.02.2023 në ora 21:20 në rrugën “Lazar Liçenovski” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë privuar nga liria I.J.(19), J.M.(18) dhe 10 të mitur, të gjithë nga Shkupi, pasi rreth orës 21. :05 në kalatën e lumit Vardar, nën urën “Goce Dellçev”, kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga Shkupi, duke përdorur sende të forta dhe të mprehta. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Data 20.09.2026
Aktuale
- Super El Nino po merr fuqi – kur priten reshjet e para të borës?
- Publikimi i aktgjykimit të Thaçit, Vlora Çitaku kërkon transparencë nga Haga
- Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale. Votat në favor të mazhorancës, PD kundër
- Gruaja e Shpat Kasapit më në fund buzëqesh, kjo është arsyeja
- Protesta e natës: Qytetarët sfidojnë rendin, policia ndërmerr masa të reja
- “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë, qytetarët të vendosur: Edi Rama jepe dorëheqjen
- Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit që vrau gruan në Tiranë: E godita me thikë në zemër se më gënjeu
- Dilemat e drejtësisë: A do të zhbëhet Dhomat e Specializuara të Kosovës?



