Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë sot e organizon
konferencën e gjashtë nacionale të të varfërve dhe personave të përjashtuar social të titulluar “Punë, sa të jetë pa hiç ..”
Këtë vit konferenca i është përkushtuar të punësuarve, ndërsa qytetarë të varfër. Fokusi i diskutimit do të jetë që të tejkalohet dhe zgjerohet koncepti i pranuar tradicional se të varfër janë vetëm ata të
cilët nuk kanë punë dhe ata të cilët kanë paga të ulëta. Përveç për ta, do të bëhet fjalë edhe për personat të cilët punojnë, por nuk janë të paraqitur (ekonomia gri), punësime të pasigurta (me kontrata në afat të shkurtër, angazhim sezonal ose honorar) dhe ata të cilët janë të punësuarit e
vetëm në familjet me numër të madh të anëtarëve. Do të përfshihen edhe të drejtat e punëtorëve, por edhe siguria në vendet e punës.
Qëllimi i këtyre konferencave është që të mundësojnë të dëgjohet zëri i personave të cilët jetojnë në varfëri ose janë raste të përjashtuara sociale dhe iu japin mundësi problemet dhe nevojat e tyre personalisht t’i prezantojnë para përfaqësuesve qeveritarë dhe joqeveritarë. Përmes mënyrës së tillë të punës promovohet pjesëmarrja aktive dhe përfshirja e këtyre personave në debatin demokratik i cili duhet të japë zgjidhje për jetë më cilësore të të gjithë qytetarëve.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Kapen 8 migrantë në një veturë, arrestohet 40-vjeçari nga Shqipëria!
- Nën ndikimin e alkoolit, tetovari voziste në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një ngjarje e rëndë në Deçan
- Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në administratën publike
- Rreth 66.800 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal, në dispozicion 56.000 vaksina
- Ministri Hoxha paralajmëron kthesë në ekologji: Deponitë e egra në hartë digjitale, ndotësit nën kontroll
- Fertiliteti në BE në nivelin më të ulët që nga viti 2001, e ngjashme gjendja edhe në Maqedoni
- Jeton Sylaj flet për ngjarjen e rëndë: ‘Kam tentuar ta parandaloj’


