Luten qytetarët që t’i shmangen përdorimit të ujit nga sistemi i ujësjellësit, për vaditje të arave, sipërfaqeve të gjelbra, oborreve, larjen e automjeteve dhe të ngjashme, është ky apeli i ardhur nga Shërbimi për Informim në Komunën e Gostivarit, transmeton Flaka.
Në disa lagje dhe fshatra përreth, ndjehet mungesa e ujit të pijshëm.
Për atë shkak dhe me qëllim të mundësohet që të gjithë shfrytëzuesit e sistemit të ujësjellësit të kenë ujë të pijshëm dhe për nevojat themelore për jetesë, Komuna e Gostivarit apelon deri tek qytetarët që uji të shfrytëzohet në mënyrë racionale dhe vetëm për nevojat e amvisërisë.“Urojmë që të gjithë të sillemi në mënyrë të ndërgjegjshme dhe çdo amvisëri të mund të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm në këtë periudhë të nxehtë që po e kalojmë”, përfundon
apeli.

