Komuna e Butelit ka reaguar përmes një komunikate lidhur me kronikën e transmetuat në Alsat më 26.02.2017 për sa i përket rastit me problemin e afaristit shqiptar nga Buteli, Selajdin Aliu. Komuna hedh poshtë pretendimet e afaristit në kronikën e transmetuar për kërkimin e 100 mijë eurove ryshfet për zgjidhjen e problemit me hapjen e rrugës drejt objektit të tij afarist.
Në reagimin e komunës thuhet se me këtë kryetarit, Petre Llatinovski, i është prishur imazhi dhe cenuar nderi andaj edhe duhet për këtë të kërkohet falje. Por, Alsat sqaron se lidhur me këtë problematikë janë transmetuar vetëm prononcime të palëve lidhur me kontestin dhe asgjë më shumë, përfshirë edhe deklaratat e shumta të arkivuara nga kreu i komunës ku ai premtonte tani disa vite zgjidhjen e problemit.