Zinxhiri i drogerive dm markt po paraqet një strategji të re çmimesh, e cila nënkupton çmime të volitshme afatgjata, në vend të ofertave për zbritje dhe promocioneve. Duke filluar nga dita e sotme, 2 maj, kur hyni në drogerinë dm, do të vini re se ato janë të branduar me ngjyrë të kuqe dhe do të gjeni më shumë se 7500 produkte (që përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjithë portofolit të produkteve) me çmime GJITHMONË TË LIRA.
Koncepti i ri GJITHMONË LIRË synon të sjellë përfitime për blerësit në formën e kursimit të parave dhe kohës në mënyrë afatgjate. Duke futur një koncept të tillë blerjeje, zinxhiri i drogerive përpiqet të transferojë konceptin dm në trendet e qëndrueshme dhe praktikat cilësore nga vendet e tjera evropiane në tregun e brendshëm.
“Të udhëhequr nga përvoja e vendeve evropiane në të cilat punojmë dhe nga shqyrtimi i kujdesshëm i tregut vendas, vendosëm të nisim një sipërmarrje të re që do të rafinojë zakonet konsumatore të shoqërisë sonë. Koncepti GJITHMONË LIRË do t’u mundësojë konsumatorëve të blejnë pa stres, të krahasojnë çmimet, të presin dhe të ndjekin zbritjet ose të rezervojnë produkte që mund të mos nevojiten në atë moment”, thonë nga kompania.
Tash e tutje, në vend të produkteve në promocione dy javore dhe mujore, dm u ofron konsumatorëve të saj një numër të madh produktesh të karakterizuara me çmime të volitshme afatgjatë. Numri i produkteve me çmime GJITHMONË LIRË, i cili aktualisht shkon në më shumë se 7500, do të rritet vazhdimisht, ndërsa çmimet e tyre nuk do të rriten për të paktën 4 muaj – për shumë produkte edhe shumë më gjatë! Rrjedhimisht, një fakt i rëndësishëm është se çmimi i volitshëm afatgjatë është dukshëm më i ulët se çmimet e rregullta të tregut.
Dhe lajmi më i mirë është se me GJITHMONË LIRË bëni pazar në mënyrë transparente! Ju mund të siguroheni për këtë duke parë çmimin GJITHMONË LIRË të produktit. Data nga e cila vlen çmimi i volitshëm afatgjatë do të tregohet qartë në çdo çmim të produkteve dhe konsumatorët do të mund t’i kontrollojnë këto informacione edhe në katalogun dyjavor dhe mujor, si dhe në rrjetet sociale të dm-së.
Konsumatorët në dm, në të gjitha segmentet e asortimenteve – përveç markave të cilësisë së lartë të dm-së si Balea, alverde, dmBio, Denkmit, Dontodent, babylove e të tjera, tani do të gjejnë edhe marka me famë botërore që do të kenë çmime të volitshme afatgjate.
Si zinxhiri më i madh i drogerive në Evropë, dm dëgjon vazhdimisht nevojat e konsumatorëve, duke vendosur dëshirat e tyre në qendër të punës së saj. Në këtë drejtim, dm do të vazhdoj të realizoj vizionin saj për ndërtimin e trendeve të shëndetshme dhe të qëndrueshme të bërjes së pazarit, duke inkurajuar një mjedis më të mirë tregu në kuadër të komunitetit ku vepron.