Pas paralajmërimeve të shumta për organizime të pakënaqësisë qytetare për javën e ardhshme, në skenë dalin tentativa për të diskredituar organizatorët potencial dhe nismat që organizojnë protestat. Organizatorët thonë se lajmet e rrejshme dhe diskreditimet vijnë nga portale dhe media të afërta me pushtetin, duke implikuar “skenarin serb” në protestat që pritet të organizohen në vend.
“Sot jemi cak i manipulimeve dhe lajmeve të rrejshme” – kanë publikuar nëpër rrjetet sociale nga nisma “Kush e ka radhën?” e cila për nesër ka thirrë për protestë në Shkup.
“Sot përmes profileve të rrejshme dhe mediave të propagandës, ishin publikuar video-xhirime me qëllim që nismën tonë “Kush e ka radhën?” ta ndërlidhin me një bisedë online të një grupi studentësh dhe një vajze nga Serbia” – thuhet në mesazhin e kësaj nisme duke përgënjeshtruar implikimin e tyre në këto skenare.
Ndryshe, nëpër rrjete sociale qarkullojnë video-xhirime nga një session online në platformën “Zoom” që sic thuhet nga mediat e afërta me pushtetin, tregojnë tentativat për manipulim politik dhe keqpërdorim të tragjedisë në Koçanë, me trajnime të koordinuara që stërviten nga aktivistë nga Serbia, me qëllim që skenari serb të transferohet edhe në Maqedoninë e Veriut. Mediat që kanë publikuar këtë video, shtrojnë pyetjen nëse bëhet fjalë për nisma studentore ose për skenare politike me qëllim të destabilizimit të shtetit.
Ndërkohë edhe Studentët që qëndrojnë pas nismës Lidhja e Pavarur Studentore, publikisht përgënjeshtrojnë, sic thonë, dezinformatat që përhapen nga disa media për ngjarjen e caktuar për të hënën.
“Kjo nuk është protestë. Është Plenum” – thonë nga LPS-ja duke sqaruar se Plenumi është tubim I qetë publik I studentëve I hapur për të gjithë, me qëllim të bisedës dhe formulimit të qëndrimeve të përbashkëta dhe kërkesave potenciale.
Nga LPS-ja kanë përgënjeshtruar ashpër, sic thonë dezinformtatat që shpërndahen në disa portale me mbështetje politike dhe raportime tendencioze dhe se një komunikatë që paraqitet nëpër këto portale nuk është autentike dhe nuk është dërguar nga e-maili I LPS-së.
Kanë reaguar edhe nga “Levica”. Ata, sic thonë, dënojnë përpjekjet çnjerëzore dhe të turpshme të partisë në pushtet DPMNE për të organizuar linçim publik kundër një të riu, duke shfrytëzuar media pro-qeveritare.
“Levica” thotë se pa kufij etik, anëtari i tyre I ri, student i Fakultetit Filozofik në Shkup, Kiril Mitanovski, etiketohet se “nxit ndarje mes studentëve”, “organizon protesta studentore dhe është lideri i tyre”, është “nekrofil” me tone që duhet të shkaktojnë histeri tek lexuesit.
Ndërkaq, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, ka reaguar ashpër nkundër fushatës së koordinuar online, sic thuhet, për shqetësimin dhe diskreditimin e redaktorit të portalit “Infomax”, Aleksandar Mitovski, pas publikimit të videos nëpër rrjetet sociale nga një takim I tij me një ish-Kryeministër.
“Paralajmërojmë se sulmet e këtilla të organizuara mund të kenë pasoja serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe sigurisë së punonjësve të mediave dhe të njëjtat mund të kontribuojnë drejt auto-censurës” – thuhet në reagimin e SHGM-së