Jemi sot këtu në lagjen Vizbeg të Shkupit, në vendin ku me vite të tëra u premtua parreshtur se do të ndërtoheshte shkolla fillore për nxënësit e kësaj lagje mirëpo asnjëherë ajo shkollë nuk u ndërtua.
Lagja Vizbeg sot numëron përafërsisht 500 nxënës të cilët tashmë me dekada të tëra detyrohen që të udhëtojnë deri në 4 kilometra deri tek shkolla më e afërt. Këtë udhëtim e bëjnë sa me mjete të pasigurta transporti aq edhe në këmbë nëpër këto rrugica të paasfaltuara dhe pa trotuare, pa siguri fizike ndërsa kohëve të fundit edhe pa siguri se do të pranohen në shkollat përreth.
Banoret e lagjes Vizbeg nga dashuria për arsimin e dhanë tokën e tyre vetëm dhe vetëm që shkolla e shumë-premtuar dhe shumë e nevojshme të ndërtohet, mirëpo, siç duket, Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademit dhe shumë ministrave para tij asnjëherë më përpara nuk iu interesoi kërkesa dhe sakrifica e kahëmotshme e qytetarëve të këtij vendbanimi.
Ata që asnjëherë nuk mbajtën premtimin e tyre për ndërtim të kësaj shkolle duhet të marrin dënimin e nevojshëm me 15 korrik, ndërsa ne si koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa premtojmë që shkolla e lagjes Vizbeg do të fillojë të ndërtohet jo më vonë se në 100 ditëshin e parë të qeverisjes sonë. Ky premtim vie nga programi ynë qeverisës në të cilin zotohemi qeveria e ardhshme do të ndërtoj objekte shkollore aty ku është nevoja.



