Nga Klinika universitare për radioterapi dhe onklogji (KURO) potencojnë se numri i pacientëve është në rritje të vazhdueshme dhe paraprakisht me saktësi nuk mund të parashihet dhe caktohet dinamika e konsumit, por se si Klinikë, janë në dispozicion, duke pasur parasysh konsumin e sasive për pacientët ekzistues.
Siç nënvizojnë, Klinika për onkologji është në dispozicion për sigurim të regjistrit në formë të domosdoshme për nevojat e FSSH-së, me qëllim të sigurimit të mënyrës së qartë dhe transparente për evidencë të terapisë biologjike.
Qëndrim i kolegiumit profesionsit të Klinikës është se barërat gjenerike – më të vjetra, duhet të vendosen në Listën pozitive, sepse përmes buxhetit të kushtëzuar, siç sqarojnë, ende furnizohen barëra më të vjetra se 20 vite, që nuk është terapi inovative.
“Përderisa nuk ka skrining programe që janë funksionale në praktikë, dhe jo vetëm në letër, numri i pacientëve me sëmundjen e avancuar – metastatike vetëm do të rritet, vitin tjetër pritet pritet numër më i madh i pacientëve. Gjithashtu, kolegiumi profesional i Klinikës universitare për radiologji dhe onkologji është i mendimit se regjistri për kancer do të mbetet jofunksional derisa nuk sigurohet kuadër adekuat – repart, për përditësim të vazhdueshëm të të dhënave, duke pasur parasysh vëllimin e punës në këtë segment dhe mbbingarkim të personelit ekzistues të klinikës, i cili edhe përkundër mungesës me të cilën përballemi, bën përpjekje mbinjerëzore për trajtim dhe kudjes të pacientëve tanë. Gjithashtu, mosfunksionimi i të gjithë repartëve onkologjik në territorin e vendit, ndërkaq që të njejtit kanë kuadër të caktuar dhe mundësi hapësinore”, theksojnë nga Klinika.
Një nga propozimet e Fondit për sigurim shëdnetësor dhe Minsitrisë së Shëndetësisë ta tenderojnë furnizimin e barërave nga buxheti i kushtëzuar sipas nevojave reale të klinikës dhe reaprteve të tjera onkologjike.
Nga atje sqarojnë se në këtë Klinikë ka kontroll të qartë të pacientëve të sëmurë nga kanceri sipas lokalizimeve të ndryshme të tumoreve, përkatësisht ka qasje të qartë në protokollin e pacientëve në pjesën e ambulancës poliklinike, spitalit ditor dhe reparteve spitalore. Thonë se ka sistem për ndjekje të pacientëve dhe janë një ndër klinikat e para në shëndetësinë publike në vend që prej vitit 2006 ka sistem të vetin informues spitalor që rregullisht sendërtohet dhe sinkronizohet me nevojat e sistemit nacional për udhëzim dhe evidencë në shëndetësi, “Termini Im”.
Nga kjo Klinikë shpresojnë se pajtimet e domosdoshme për kontratë në vepër do të procesohen dhe miratohen nga ana e institucioneve kompetente me qëllim të prëforcimit të potencialit kadrovik të Klinikës.