Në një koment të publikuar në faqen e tij të FB, shkrimtari ynë Kim Mehmeti pohon se kundërshtarët e kryetarit të VV dhe përkrahësit e ish kryetarit të Lëvizjes BESA, Kasami do mbahen mend si varrtarë të shpresave shqiptare për të dalë nga mjerimi politik në të cilin ndodhen. Sipas tij, ‘molliqajt’ e VV dhe ‘hoxhallarët e llërcës’ të Lëvizjes Besa, janë duke e dëmtuar indin politik shqiptarë. Kim Mehmeti pohon se me përçarjet që ndodhën në lëvizjen Besa u arrit qëllimi i qarqeve antishqiptare që të dëshmojnë se shqiptarët e Maqedonisë janë të papjekur politikisht. Me çka edhe shuhet shpresa se ata do mund të dalin nga kjo amulli politike ku ndodhen. Më poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të Kim Mehmetit.“Për shumëçka dhe me shumëçka Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë dhe Besa në Maqedoni ishin djep i vrullit rinorë si dhe, emblemë e shpresës se është e mundur dalja e shoqërive shqiptare nga balta e hajdurokracisë dhe e akulturimit të tyre! Andaj edhe sikur çdo gjë të jetë ashtu siç pohojnë ‘molliqajt’ e VV dhe ‘hoxhallarët e llërcës’ të BESËS, duhet thënë se ata do mbahen mend si dëmtues dhe varrtarë të vrullit dhe shpresës rinore! Shkurt e shqip: njeriu që ka sadopak ndjenjë ndaj të mirës kolektive dhe që ka ‘din e iman’, e flijon vetveten, i heshtë inatet vetjake, heq dorë nga interesat personale, e nuk e dëmton, as e shkatërron, djepin ku mëkohet e mirëmbahet shpresa rinore. Posaçërisht në një Maqedoni ku qarqet antishqiptare duan të dëshmojnë se shqiptarët e këtushëm janë politikisht të papjekur. Andaj edhe mund të thuhet se të gjithë ata të Lëvizjes BESA që i zhveshën selitë e vjetra për të hap të reja, nuk i dëmtuan kundërshtarët e tyre partiak, por e ndihmuan zhbërjen e indit politikë shqiptar dhe shpërnguljen e të rinjve të pashpresë drejt perëndimit dhe drejt partive maqedonase!”, shkruan Kim Mehmeti.
Data 21.08.2026
Aktuale
- “Rama e ka vendin te 313-ta”, aktivisti Edison Lika: Nuk largohemi nga sheshi pa dorëheqje! Do ta lëshojë Ballukun në shtator, por ne s’mjaftohemi me kaq
- Operacion antidrogë në Korçë / Arrestohet një person, sekuestrohen doza kokaine, para dhe municione
- Një plakë shumë spimatike, kështu pritet të duket Gresa Behluli në vitin 2050!
- Zv/kryeministri libanez: Izraeli po pengon mbështetjen e huaj për ushtrinë libaneze
- “Arresto Ramën, arresto Ballukun”! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion
- MPB: Janë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit
- “Nuk e dinim që ishte martuar”, familja e italianes zbulon të vërtetën pas aksidentit tragjik
- Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama


