Këto janë pagat e funksionarëve të Qeverisë së RMV-së

Këto janë pagat e funksionarëve të Qeverisë së RMV-së

Qeveria publikoi pagat e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev. Rrogën më të lartë e merr kryeministri Zaev, paga bazë e të cilit është 78,840 denarë, kurse me përvojë të llogaritur prej 22 vjetësh, paga e tij është 87,813 denarë, njofton Portalb.mk.

Në vendin e dytë është Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, i cili merr 85,113 denarë të ardhura personale (me përvojë 18 vjeçare). Pason ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, e cila merr 74,273 denarë (28 vjet përvojë).

Radmilla Shekrinska, ministrja e Mbrojtjes merr 72,989 denarë, kurse ministrja e Kulturës Irena Stefoska 72,670 denarë.

Vijojnë zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi me 71,385 denarë secili, ndësa zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi dhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë Bujar Osmani marrin pagë prej 70,102 denarë secili.

Të ardhurat personale të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe janë 68,179 denarë.

Pagat më të ulëta u marrin ministrat Naser Nuredini dhe Jeton Shakiri me 65,612 denarë secili.

Pagat e funksionarëve të Qeverisë
Pagat e funksionarëve të Qeverisë
Pagat e funksionarëve të Qeverisë
Pagat e funksionarëve të Qeverisë
Pagat e funksionarëve të Qeverisë
Pagat e funksionarëve të Qeverisë