Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb.
Katër persona kanë humbur jetën.
Nga informacionet e lbinfo at rezulton se tre prej viktimave janë shqiptarë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj.
Viktima e katërt është nga Bosnja.
Një person tjetër mbeti i lënduar, derisa mësohet se me prejardhje është nga Maqedonia e Veriut.
Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e plotë të viktimave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Informacionet mund të ndryshojnë gjatë orëve të ardhshme.


