Këshilltarja në Komunën e Kumanovës, Aleksandra Tasiç, nga radhët e Partisë Demokratike të Serbeve të Maqedonisë, e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në, në profilin e saj zyrtar në facebook ka publikuar hartën e Serbisë së madhe, shkruan gazeta KOHA.
Në foton e publikuar, përfshihet Kosova si pjesë përbërëse Serbisë dhe Mali i Zi, bashkë me Srpska Republikën e Bosnje Hercegovinës, të cilat sipas fotos së publikuar përbëjnë “Serbin e madhe”. Sipas reagimeve në fotografi, postimi i saj ka prekur ndjenjat e qytetareve të Kumanovës dhe përmban gjuhë të urrejtjes si dhe pretendime territoriale mbi Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.(Z.M)




