Hysamedin Ferraj, pedagog i shkencave sociale në Universitetin e Tiranës, ka trazuar Kosovën.
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti ka bërë jo vetëm një gafë të rëndë politike, por ka lënduar edhe heroizmin e luftës së UÇK-së, duke i kërkuar llogari Ramush Haradinajt pse i vranë vetëm vëllezërit, por nuk u vra edhe vetë Ramushi nga serbët.
“Edhe këtë javë:
– Opozita vazhdoi mbrojtjen e Serbisë si engjëlli i paqes në Ballkan kundër prishjes së imazhit të saj nga djalli Albin që po e paraqet si rrezik për paqen!
– Një javë më parë Vuçiqi u ankua pse e ka liruar Kurtin nga Burgu!
– Tani për tani, lëvizja “sindikaliste” në Kosovë po kërkon dhe po merr mbështetje nga e ashtquajtura “e djathtë” e Kosovës”, shkruan ai, duke ngjallur debate të shumta në Kosovë.