Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni , në vigjilje të ndryshimeve të paralajmëruara të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele, me këmbëngulje mban qëndrimin që është e nevojshme të eliminohet çfarë do lloj ndikimi i shtetit në procesin e vetë-rregullimit të mediave.
“Funkcionimi efikas i vetë-regullimit në mediat përjashton çfarëdo lloji të standardeve profesionale në çfarëdo kornize ligjore dhe implementimin e sanksioneve drejt mediave për mosrespektimin e tyre. Kur bëhet fjalë për raportim etik dhe profesional asnjë qeveri dhe parti politike nuk duhet të vendosin në emër të mediave”, thuhet në komunikatën e këshillit të etikës.
Këshilli i etikës kundërshton Rekomandimin për ndryshime të nenit 61 të projekt ligjit për ndryshime dhe për të shtuar, Ligjit të shërbimeve audio dhe audiovizuele, të cilat ndryshime do të rregullojnë parimet dhe standardet e punës të radiodifuzerëve, si dhe ndryshimet në nenin 145 me të cilin rekomandohet shqiptim të dënimeve për deri sa standardet profesionale nuk respektohen.

