Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë, sot (e mërkurë) do të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtohet dorëheqja e u.d. kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Stojançe Ribarev.
Në rend dite të seancës, e cila është caktuar për sot më 8 nëntor, është miratimi i listës përfundimtare të kandidatëve për kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 1, ndërsa do të merret edhe vendimi për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Penale.
U.d. kryetar i Gjykatës Penale të Shkupit, Stojançe Ribarev fillimisht shkoi në pushim mjekësor, e pastaj më 25 tetor dha dorëheqje për shkaqe personale.
Në rend dite të seancës është shqyrtimi dhe vlerësimi i raporteve për punën e gjykatave në Republikën e Maqedonisë për tremujorin e tretë për vitin 2017./Almakos

