Transformimi i sistemit të sigurisë dhe reformat që duhet të ndërmerren duke u bazuar në rekomandimet e Pribes, ishin temat që diskutuan përfaqësues të prokurorive, gjykatave, doganës dhe policisws financiare në debatinqë u mbajt sot në Fakultetin e Sigurisënë . Drejtori I DSK-së, Goran Nikollovski, tha se në periudhën e kaluar janë shqyrtuar katër propozime në këtë drejtim, transferimi i pajisjeve tek provajderët, dislokimi I tyre në prokurori, formimi I trupit të pavarur për kontroll të këtij procesi dhe propozimi i katër, sipas të cilit kur bëhet fjalë për vepra penale ato të jenë tek provajderët ndërsa për çështje të sigurisë së shtetit të mbeten në DSK.
GORAN NIKOLLOVSKI, DREJTOR I DSK-SË
“Konkludimi nga analizat dhe hulumtimet e deritanishme është që nevojitet zhvendosje e pajisjeve të ndërmjetësimit për lidhshmërinë mes sinjalit dhe provajderit, heqja e tyre nga DSK dhe transferimi i tyre në një vend tjetër. DSK ka monopol të ndjekjes së komunikimeve. Unë si drejtor kam mundësi të jem i informuar me gjithçka që ndodh në shtet, une e vendos nënshkrimin, ajo është ai monopol. Esenca është që ajo të largohet si mundësi dhe të ofrohet zgjidhje me të cilën nuk do të keqpërdoret më ky sistem”.
Numri një I Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se reformat në DSK, përfshirë edhe mekanizmat e kontrollit të ndjekjes së komunikimit është e rëndësisë thelbësore në raport me ridefinimin sistemor të segmentit të sigurisë.
OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Fryma e rekomandimeve të Pribes, të cilat ne i pranojmë pa rezervë, agjendë shoqërore e llojit të vet, na tregojnë se procesi i lirimit të shtetit, përkatësisht vendosja e sundimit të së drejtës duhet të filloj pikërisht nga reformat në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit. Përkatësisht, krijimi i shërbimit i cili do të themelohet para së gjithash në bazë të ligjit, kontrollin civil, rol sistemot preciz, duke eliminuar të gjitha mundësitë eventuale për keqpërdorimin e mëtejmë të vazhdueshëm”
Ndëkohë, prodekani i Fakultetit të Sigurisë, Marjan Gjurevski tha se në pjesën e transformimit të sistemit të sigurisë është shumë e rëndësishme që të sigurohet kontroll demokratik dhe civil, partitë politike të mbajnë duart larg nga veglat që i ofron siguria shtetërore dhe bashkësia e zbulimit. Ai po ashtu tha se po mendohen në sjelljen e një ligji për siguri integrale në të cilin të gjitha kompetencat dhe funkcionet e institucioneve të sigurisë të bashkohen në një vendim ligjor dhe në mënyrë ligjore të detyrohen institucionet e sigurisë të bashkëpunojnë mes vete. /Teuta Buçi

