Në stadiumin e Maliqit u zhvillua një ndeshje futbolli në kujtim të 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili humbi jetën në QSUT në datën 8 Janar.
Skuadra e Leos luajti me ekipin e Skënderbeut dhe të pranishëm ishin edhe familjarët e 12-vjeçarit dhe shokët e tij.
Nëna e Leos, Roveta Sadiku e shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajza e saj u shpreh për mediat se mjekët neglizhuan 12-vjeçarin, duke mos i dhënë trajtimin mjekësor që i nevojitej.
Ndërsa QSUT në një reagim zyrtar shprehu se Leo Sadiku ishte diagnostikuar me miokardit, nëna e të ndjerit thotë se nuk është e vërtetë duke pretenduar se nuk i është bërë asnjë eko.
Gjithashtu tha se kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Maliqit dhe nëse nuk do të ketë reagim, paralajmëroi se do të bëjë protesta.
“Kemi bërë kallëzim dhe denoncim në komisariatin Maliq, kemi çuar dokumentacionin dhe na thanë do na marrë prokuroria në tel por kanë kaluar 16 ditë dhe për Leon nuk është kujtuar asgjë.
Në qoftë se shteti nuk merr masa, nëse shteti nuk lëviz unë do bëj protesta, nuk e le me kaq sikur të jetë dita e fundit e jetës sime”, tha e ëma e 12-vjeçarit.
Edhe motra e Leos së ndjerë ka apeluar për drejtësi.
Motra e Leos: Vëllai im në datë 28 dhjetor ka luajtur për herë të fundit në këtë fushë, unë nuk dua që shteti të luajë me shpirtin e vëllait tim, dua drejtësi dhe të jetë hera e parë të paktën që të ngremë zërin dhe mos heshtim për gjithë fëmijët.
Roveta Sadiku: Përgjigje akoma nuk kam marrë, kanë qenë të gjitha gënjeshtra ato që kam dëgjuar, nëpër rrjetet sociale, çfarë ka shprehur QSUT.
Përgjigjen e kam vetë si nënë se pashë nga fillimi deri në fund se çfarë ka ndodhur me Leon tim.
Neglizhencë totale nga mjekësia, duke filluar nga Korça në Tiranë.
Unë për këtë kërkoj drejtësi, vetëm drejtësi për Leon tim.
Si Leo im mund të ikin shumë fëmijë të tjerë, se Leon e morën në qafë, nuk e trajtuan si duhet, Leon e neglizhuan, mamin ja gënjyen Leon dhe i thanë ka virozë.
U mjaftuan me dy eko barku dhe me një grafi dhe me 3 analiza kaq i kanë bërë Leos tim asgjë më tepër.
E nxjerrin Leon me temperaturë të lartë në Tiranë, Leo nk ka shkuar me temp të lartë, Lro nk kishte tension të lartë kur shkoi në Tiranë, se unë e kam nxjerrë nga reanimacioni i Korçës e kam çuar aty.
E nxorën me miokardit kur Leos tim nuk i është bërë as eko asgjë për zemrën e tij.
Të gjitha janë gënjeshtra.
E shtruan në një pavion, por nuk ishte pavion ishte burg, çfarë gjendje, çfarë kushtesh.
I hidhnim serume të ftohta Leos, kur vajta e gjeta me duar të mavijosura, më thoshin e ka nga e ftohta.
Ju thosha Leo nxjerr shumë ato më thoshin ai do nxjerri në do i fusim serum.
Derisa shkoi në gjendje kritike dhe atëhere kujtohet një palo doktoreshë, kërkoi ambulancën të vinte, në momentet e fundit, çfarë do i bënin Leos tim ato momente kut për 7 orë rresht nuk ju dha asnjë ndihmë.
Ai fëmijë ka vjellë për 7 orë, le të më dalë përpara ajo doktoreshë, ai ka vjellë gjak ndërsa ajo thoshte janë mbetje të mukozës të stomakut.
Nuk ishin mbetje, por gjak se unë kam foto.
Çfarë bëre ti me fëmijën tim???
Si këtu dhe andej në të 4 anët asgjë nk u bë për Leon tim.
Kemi bërë kallëzim dhe denoncim në komisariatin Maliq, kemi çuar dokumentacionin dhe na thanë do na marrë prokuroria në tel por kanë kaluar 16 ditë dhe për Leon nuk është kujtuar asgjë.
Në qoftë se shteti nuk merr masa, nëse shteti nuk lëviz unë do bëj protesta, nuk e le me kaq sikur të jetë dita e fundit e jetës sime.