Realizimi i koncepteve për të cilat ishin marrë vesh për financimin e partive dhe formimin e qeverisë teknike sipas modelit të Përzhinos para zgjedhjeve janë qëndrimet
në të cilat mbetet VMRO-DPMNE-ja opozitare. Kjo u konfirmua në takimin e djeshëm të Komitetit ekzekutiv të partisë, në të cilin u analizua situata aktuale politike dhe çështjet të cilat janë pjesë e bisedimeve ndërpartiake me pushtetin në nivel të presidentëve.
“Vetëm në këtë mënyrë votuesit do të kenë garanci se pushteti nuk do ta keqpërdor votën e tyre, gjegjësisht se opozita do të ketë mundësi që në mënyrë adekuate të veprojë gjatë të gjitha përpjekjeve për falsifikim të mundshëm dhe nuk do të lejohet përsëritja e zgjedhjeve lokale. Përpjekjet e Zoran Zaevit që të manipulojë me opinionin me arsyetime të paramenduara se dikush kërkon amnisti për ndonjë krim ishin vlerësuar si joserioze”, thuhet në kumtesën e partisë. Në lidhje me formulimin e pyetjes së referendumit KE i VMRO-DPMNE-së vlerëson se që të shqyrtohet qartë vullneti i qytetarëve duhet të respektohet ligji i cili parasheh çështje të paqarta. KE i dha mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar liderit partiak, Hristian Mickoski që t’i përfaqësojë qëndrimet e partisë në rrjedhën e mëtutjeshme të takimit të liderëve.
“Qytetarët e Maqedonisë meritojnë pushtet i cili do të udhëhiqet me të vërtetë sipas parimeve evropiane për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve, veçanërisht për çështje të rëndësishme në lidhje me sjelljen e vendimeve për të ardhmen e shtetit, siç janë integrimet e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO-“, theksohet në kumtesë.
Data 22.06.2026
Aktuale
- Ribalanci i buxhetit nesër në seancë të qeverisë
- Mickoski: Çmimet e produkteve ushqimore të ulen, përndryshe do të marrim masa
- Gazetari Osman Stafa u sulmua nga dy persona pas protestës, reagon ‘SafeJournalists’: Jemi të shqetësuar, të bëhet hetim i shpejtë dhe i paanshëm
- “Mirëmëngjes, përveç shqiptarëve të Maqedonisë” – Buzhala me mesazh të fortë për Tetovën
- Fatmir Limani: “E mundëm kastën e vjetër, por pas fitores u veprua njëjtë ose edhe më keq”
- Kush e merr arin e Maqedonisë? Shteti ka përparësi, por ari nuk i ofrohet kurrë
- Nesër afati i dytë për regjistrim në shkollat e mesme, gati 12 mijë vende të lira
- Logos-A sjell librin “Nënat që nuk bërtasin” të autores Hatice Kübra Tongar

