Sërish numri i të infektuarve me koronavirus për një ditë është mbi 100. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga 1363 testet e realizuara, janë regjistruar 118 raste të reja me Covid-19. Ndëkraq, një ditë më parë u regjistruan vetëm 90 raste. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 5311. Edhe sot Shkupi që kryeson me numrin më të madh të të infektuarëve, shënon më pak raste se ditët e kaluara, por më shumë raste se sa qytetet e tjera. Janë identifikuar 50 persona me koronavirus. Ndërsa, qyteti e Tetovës sa shkon e rrit numrin e rasteve të reja.
Ministria e Shëndetësisë
“Shkupi regjistron 55 raste, Tetova 20, Kumanova 9, Ohri 9, Prilepi 4, Gostivari 4, Shtipi 1, Dibra 1, Gjevgjelia 1, Strumica 2, Resnja 5, Kërçova 1 dhe Sveti Nikolla 1”.
Pas një periudhe të gjatë vendi shënon më shumë raste të shëruara për një ditë. Institutit për Shëndet Publim ka regjistruar 74 raste të reja edhe atë 37 nga Shkupi, 24 nga Tetova, 5 nga Prilepi, 4 nga Gostivari dhe 1 nga Velesi. Numri total i personave të shëruar në vend është 2048.
Është shënuar numër më i ulët i të vdekurve. Koronavirusi ka shkaktuar 4 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 251. Viktimat e reja janë të gjitha nga Shkupi dhe kanë qenë të hospitalizuar në spitalin “8 shtatori”.
Ministria e Shëndetësisë
“Në spitalin ‘8 shtatori’ kanë ndërruar jetën 4 pacientë nga Shkupi, një pacient 58 vjeçar, i pranuar në spital më 9 qershor, pacient 73 vjeçar, i hospitalizuar më 26 maj, paciente 73 vjeçare , e hospitalizuar më 22 qershor. Ka ndërruar jetë një 72 vjeçar më 21 dhe sot është vërtetuar testi pozitiv për Covid-19, pas vdekjes së tij”.
As sot nuk janë realizuar teste në kuadër të skriningut nëpër kopshte.
Nga komunat e Shkupit më shuma raste aktive ka në Çair, 402 raste, në Butel janë 138, në Aerodrom 136 deh Gazibab 150 raste aktive.
Numri total i rasteve aktive me koronavirus në vend është 3012.



