Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, i ftuar në TV24, tha se Qeveria e ardhshme është e obliguar dhe ka borxh që t’i rikthej institucionet në shërbim të qytetarëve. Ai tha se partizimi i skajshëm i institucioneve ka bërë që në skenë të del Lëvizja BESA. Sa i përket pjesëmarrjes se BESËS në Qeverinë e ardhshme, Rexhepi tha se ata kanë përgatitur ekip për të filluar bisedimet, tani që Zaev e ka marrë mandatin për të formuar Qeverinë. “Ne do të diskutojmë përcaktimet tona politike me mandatarin. Lëvizja BESA këtë proces për ndryshime e ka përkrahur në mënyrë konstruktive. Ne nuk kemi biseduar dhe nuk kemi kërkuar që të bisedojmë në mënyrë që sa më shpejtë të merret mandati. Tani, pasi ka marrë mandatin Zaev, ai ishte tek selia jonë, dhe kishte takim me Kasamin. Ai tha se BESA dëshiron të jetë pjesë e qeverisë së re. Ne kemi përgatitur ekip për bisedime, kemi strategji dhe besojmë se në ditët e ardhshëm do të fillojmë bisedimet. Ne jemi të interesuar që sa më shpejtë të formohet qeveria, dhe premtimet të realizohen”, tha Rexhepi.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Një vëllai në dhimbje dhe kujtim
- Mickoski telefonoi Srdanoviqin për fitoren e Listës Studentore
- Kërcënimet e mistershme: Anita Muçaj kërkon sqarim mbi identitetin e Haradinajt
- Të dy në një varkë/ Rama-Balluku takim kokë më kokë te Vila 30
- Vuçiç merr selamin e parë nga krimi i organizuar
- “Era e ndryshimit po vjen”/ Bushati, Spiropali dhe Veliaj mesazh të fortë Ramës: Protestat nuk janë fundi i botës, por fundi i një bote
- 352 votues nga Maqedonia e Veriut morën pjesë në zgjedhjet presidenciale në Bullgari
- (VIDEO) Qeveria mburret se shporta e tyre ka 358 denarë më pak në shtator


