Në konferencën e sotme për shtyp kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nuk përjashtoi mundësinë e rishikimit të kontratave në vepër. Sipas tij të gjithë ata që kanë marrë paga nga Komuna ndërsa nuk kanë dhënë kurrfarë kontributi, do të detyrohen t’i kthejnë paratë në buxhetin e komunës.
– Advertisements –
“Të gjithë ata të cilët kanë marrë paga nga Komuna e Tetovës pa mos kontribuar në punën e këtij institucioni, do të detyrohen ti kthejnë mjetet në buxhetin komunal”, kështu paralajmëroi kryetari i ri i Tetovës, Bilall Kasami.