Alsat 2020-05-22T19:01:15+02:00
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 56-të ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin e karantinës së detyrueshme shtetërore për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut që kthehen nga jashtë me fluturime humanitare ose konvoj.
Me ndryshimet e fundit, personat që paraqesin dokument që kanë realizuar PCR-test për koronavirus (Covid-19) në 72 orët e fundit para se të hynë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore do të futen në vetizolimit të detyrueshëm shtëpiak.
Në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore, do të përcaktohet izolimi i detyrueshëm shtëpiak edhe për shtetasit e huaj, për të cilët Shtabi i Përgjithshëm për Koordinim me Kriza vlerëson se paraqesin interes shtetëror ose ekonomik. Shtetasit e huaj duhet të paraqesin çertifikatë mjekësore ku dëshmohet se kanë rezultuar negativ në PCR-testin për koronavirus, të njëjtit detyrohen të respektojnë prtokollet e Komisioni për Sëmundje Infektive pranë Ministris së Shëndetësisë./Alsat




