Burgjet në vendin tonë tashmë do të përballen me masa më të larta të sigurisë, e kjo për shkak të dronit të kapur ditën e djeshme në burgun e Burrelit.
Raportohet se janë shtuar patrullimi regjim i jashtëm dhe brenda në të gjitha institucionet e sigurisë.
Po kështu, po shfrytëzohen të gjitha pajisjet inteligjente dhe sistemi që kanë burgjet e u është shtuar vëmendja për mënyrën se si operojnë mjetet operuese.
Sjellim në vëmendje se një ditë më parë, u tentua futja e një droni në burgun e Burrelit, por ajo u kap nga uniformat blu. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, përmes një njoftimi zyrtar, u shpreh se kjo ka qenë një tentative e grupeve kriminale për të marrë pamje nga ambientet e brendshme të burgut.



