Alsat-M 2019-09-06T11:42:33+02:00
Punëtorët komunal kanë arritur të kapin një grup njerëzish nën Kalajën e Shkupit që ishin duke djegur kabllo, kanë njoftuar nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit.
Udhëheqësi i Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, Miroslav Bogdanovski në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk ka publikuar disa fotografi nga autorët që siç kishte potencuar ai, ka pësuar dënim në bazë të ligjit.
Në rrethin e Shkupit djegia e kabllove është bërë praktikë e zakonshme, të digjen kabllot që më vonë të njëjtat të shiten për hekur. Gjithsesi edhe për shkak kontrolleve të shtuara, autorët rrallëherë kapen dhe dënohen, me veprimet e tyre ndotet edhe ambienti dhe rrezikohet që të nisen zjarret.
Nga zjarrfikësit e Shkupit gjithashtu u shprehën në rrjetin social Fejsbuk duke e përshëndetur veprimin e Inspektoratit./Alsat
Loading…



