7 September 2018 / 10:11
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot para Qeverisë e priti kancelarin austriak, Sebastian Kurc. Kurc është përshëndetur nga blloku më i lartë politik i Maqedonisë.
Ai para nisjes për në Shkup nëpërmjet në video të publikuar në rrjetin social “Facebook” dhe “Twitter” tha se Maqedonia është pranë momentit më historik të rrugës drejt Bashkimit Evropian (BE). Në prag të referendumit me 30 shtator, zgjidhja e çështjes së emrit e ka përkrahjen tonë të plotë. Për atë vij në Maqedoni ku do të takohem me kryeministrin Zoran Zaev dhe përfaqësues tjerë.


