MBP njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Lozovës dhe dy personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër A.V. (48) nga Lozova, T.G. (51) nga Shkupi dhe L.L.(68) nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Në vitin 2018, derisa ishte kryetar i komunës së Lozovës, A.V. i ka mundësuar personit juridik nga fshati Studeniçan të fitojë dobi pasurore kundërligjore prej 205.800 denarë dhe për atë shumë ka dëmtuar buxhetin e komunës së Lozovës.
Gjegjësisht, më datë 01.11.2018 i pari i raportuar A.V. ka marrë vendim për realizimin e prokurimit publik për ndërtimin e shtegut për këmbësorë në rrugën “Revolucioni i Tetorit” në Lozovë, pas së cilës si ofertues më i favorshëm është përzgjedhur personi juridik që ka caktuar të akuzuarin e dytë T.G. për përgjegjës së ndërtimit.
Punimet ndërtimore kanë përfunduar në mars 2019, ndërsa në librin ndërtimor dhe regjistrin ndërtimor janë futur të dhëna të rreme se janë vendosur 381 metra katrorë pllaka bekaton në vlerë prej 205.800 denarë. Libri i ndërtimit dhe ditari i ndërtimit janë firmosur nga i pandehuri i dytë dhe i tretë L.L., të cilët kanë qenë autoritete mbikëqyrëse të ndërtimit. I raportuari i parë A.V. edhe pse e dinte se shuma që do të mblidhej nuk ishte e vërtetë, ai lejoi që të paguhen 205.800 denarë më shumë se sa ishin bërë”, thonë nga MPB.