Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe krimit të rëndë në MPB ka paraqitur kallëzim penal kundër L.B. (37) për shkak të dyshimit se ka marrë pjesë në formacionet paraushtarake apo parapolicore”.
Në periudhën nga shtatori 2023, aplikanti së bashku me tashmë të ndjerin T.Sh., përmes aplikacionit “Telegram”, aplikuan në një konkurs të hapur për pjesëmarrje në ushtrinë ruse për një tarifë mujore prej 3000 euro. Pasi siguruan një vizë udhëtimi, të dy u nisën për në Rusi, ku më 23/09/2024 nënshkruan një marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Donetskut për të shërbyer në njësitë e tyre ushtarake, paraushtarake dhe parapolicore, duke marrë pjesë në këtë mënyrë në konfliktin ushtarak midis Federatës Ruse dhe Ukrainës.
Më datë 09.12.2024, në banesën e tij u krye kontrolli, gjatë të cilit iu gjet dhe u konfiskua një kompjuter, celularë, veshje taktike, dokumente në gjuhën ruse në emër të tij dhe sende të tjera. Nga gjyqtari i procedurës paraprake të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Të dhënat e fundit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, të publikuara në mars të këtij viti, tregojnë se 90 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë regjistruar për të luftuar në anën ukrainase, 30 prej tyre dyshohet se ishin vrarë tashmë.
Sipas tabelës së publikuar nga Ministria ruse, më së shumti mercenarë ka nga Polonia (2960). Të vrarë janë 1497. Sa i përket Evropës, numër të madh të merceranërve ka nga Britania e Madhe, Rumania dhe Kroacia.